Flash

Përplasen tre makina, humb jetën një 35-vjeçar, plagosen dy të tjerë

Lapsi.al 19 September 2025
Përplasen tre makina, humb jetën një 35-vjeçar, plagosen

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30, në dalje të qytetit të Vorës, ku janë përfshirë tre automjete me drejtues shtetasit B. G., F. H. dhe F. A.

Si pasojë e përplasjes së mjeteve, ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasi F. A., 35 vjeç, drejtues i njërës prej makinave të përfshira në aksident.

Gjithashtu, dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e tij janë plagosur dhe janë transportuar menjëherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në dalje të Vorës, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit B. G., F. H. dhe F. A.. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi F. A., 35 vjeç dhe janë dëmtuar 2 pasagjerë në automjetin që drejtonte ai. Të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e premte

Parashikohet rritje e vlerave barike në territorin shqiptar për pasojë moti i kthjellët do të jetë dominant përgjatë gjithë paradites. Orët e pasdites dhe në...

07:31

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI