Flash

Mourinho ka klauzolë speciale në kontratë: Benfica mund ta largojë pa e dëmshpërblyer

Lapsi.al 19 September 2025
Mourinho ka klauzolë speciale në kontratë: Benfica mund ta

Benfica ka prezantuar José Mourinho si trajner të ri, duke mbyllur një rreth të hapur 25 vite më parë me debutimin e tij. Special One kthehet në atdhe dhe rifillon pas shkarkimit nga Fenerbahçe, por aventura e tij në pankinën portugeze mund të mos zgjasë shumë: në kontratën që ka firmosur është e pranishme një klauzolë speciale, e përmendur vetëm shkurtimisht nga presidenti Rui Costa në konferencë për shtyp, por që ka mbetur misterioze deri në këtë moment.

Sipas asaj që raporton O Jogo, do të bëhej fjalë për një shtesë që do të lejonte ndarjen në fund të sezonit pa qenë nevoja të paguhet një dëmshpërblim i lartë, një formë mbrojtjeje nga ana e klubit përballë ndryshimit të mundshëm të presidencës që mund të vinte në diskutim të gjitha zgjedhjet e bëra në zonën sportive, përfshirë edhe atë të emërimit të trajnerit të ri.

Çfarë thotë klauzola në kontratën e Mourinhos

Trajneri është lidhur me Benficën me një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027, por aventura e tij mund të përfundojë shumë më herët nga sa pritej. Gjithçka sillet rreth zgjedhjeve presidenciale të klubit portugez, i cili mund të ketë një numër një të ri gati për të vendosur rregullat: në marrëveshjen e firmosur nga Mourinho është e pranishme një klauzolë që do t’i japë kujtdo që do të zgjidhet president në tetor mundësinë për t’u ndarë prej tij pa paguar një kompensim të kushtueshëm. Me pak fjalë, nëse Benfica do të shkarkonte Special One, do të paguante një shumë më të ulët sesa dëmshpërblimi i parashikuar zakonisht në këto raste që mbulon pjesën e mbetur të kontratës. Po ashtu, nëse trajneri do të vendoste të largohej, ai do t’i paguante klubit një shumë ekuivalente.

Lexo më tej: Fenerbahce akuzon: "Mourinho e ka planifikuar eliminimin për të shkuar te Benfica"

Megjithatë, ka disa afate kohore që të dyja palët duhet t’i respektojnë: ata mund ta ndërpresin kontratën brenda dhjetë ditëve nga ndeshja e fundit zyrtare e sezonit, në mënyrë që bashkëpunimi të përfundojë në fund të këtij kampionati pa u ngarkuar me kostot që lidhen me sezonin 2026/27. Një formë mbrojtjeje që Benfica ka dashur ta fusë në kontratë përpara zgjedhjeve presidenciale të tetorit, të cilat mund të krijojnë një përçarje dhe të çojnë gjithashtu në ndarjen me Mourinhon nëse gjërat do të shkonin në drejtim të gabuar.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI