Rita Mabel dhe Claudia Norma Maradona, motrat e Diego Armando Maradona, janë gjykuar në Argjentinë dhe mbi të gjitha janë dënuar. Pasuritë e tyre janë vënë nën sekuestro për mashtrim të dyshuar në menaxhimin e markës tregtare “Diego Maradona”. Ato ishin denoncuar nga Dalma dhe Giannina, dy prej vajzave të numrit 10 legjendar. U dënuan gjithashtu edhe Matías Morla, që kishte qenë avokati i Maradonës, si dhe Maximiliano Pomargo.
Çështja lidhet me markën Diego Maradona
Një çështje e shëmtuar, por vërtet e shëmtuar. Motrat e Maradonës të gjykuara me pasuritë personale të vendosura nën sekuestro për një mashtrim të dyshuar në menaxhimin e markës tregtare të dedikuar futbollistit të madh argjentinas. Mediat vendase bënë të ditur se vendimi është marrë nga gjyqtarët Ignacio Rodriguez Varela, Hernan Lopez dhe Julio Marcelo Luciani, të cilët hetuan pas denoncimeve të Dalma dhe Gianinna Maradona, dy prej vajzave të numrit 10.
Sekuestrohen mbi një milion euro për secilën motër
Gjyqtarët urdhëruan një sekuestro prej rreth dy miliardë pesos (rreth 1,15 milion euro) për secilën nga motrat, por edhe për avokatin e fundit të Maradonës, Matías Morla, dhe asistentin e tij Maximiliano Pomargo. Të gjithë ata janë akuzuar se kanë dëmtuar trashëgimtarët e ligjshëm përmes operacioneve të lidhura me shoqërinë Sattvica S.A. të kontrolluar nga Morla dhe nga Rita Mabel e Claudia Norma Maradona.
Lexo më tej: Maradona, zbulohet audio e bujshme: “Qëllimi është t’u hidhet faji familjarëve”
Cenimi përfaqësohet nga të drejtat tregtare, të imazhit dhe ato të pronësisë intelektuale të lidhura me markën, që përfshijnë veshje sportive, parfume dhe materiale audiovizive. Gjykata, në vendim, ka specifikuar, natyrisht atë që duket e qartë, se as avokati Morla dhe as motrat nuk janë trashëgimtarë zyrtarë të Maradonës, i cili në jetën e tij pati pesë fëmijë, trashëgimtarë të drejtpërdrejtë.