Flash

Zgjedhjet në Tiranë/ Berisha: Alimehmeti i plotëson të gjitha kushtet, por...

Lapsi.al 18 September 2025
Zgjedhjet në Tiranë/ Berisha: Alimehmeti i plotëson të

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se opozita nuk do të bojkotojë procesin zgjedhor për kryetar bashkie në Tiranë, edhe pse e konsideroi të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve të lira me Edi Ramën në pushtet. Në studion e Opinion, Berisha u shpreh: “Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por ne nuk do t’i bojkotojmë. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Po, do të hyjmë në zgjedhje”.

I pyetur për Ilir Alimehmetin, Berisha tha se është një ndër kandidat që i plotëson të gjitha kushtet për të kandiduar në zgjedhjet e Tiranës.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se opozita nuk do të bojkotojë procesin zgjedhor, por e konsideron të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve të lira me Edi Ramën në pushtet.

I pyetur Berisha theksoi se Ilir Alimehmeti është kandidat që "i plotëson të gjitha kushtet për të kandiduar në zgjedhjet e Tiranës".

Një përgjigje pati edhe për propozimin e kryetarit të partisë “Mundësia”, Agron Shehaj që opozita të ketë një kandidat të përbashkët. “Ne do të bëjmë gjithçka që të bashkëpunojmë me të gjitha partitë opozitare”- tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Amerikanët rishfaqen në SPAK

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua sot në ambjentet e SPAK me kryeprokurorin Altin Dumanin. Në postimin e Ambasadës së SHBA, thuhet se u disku...

19:22

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI