Flash

Publikohen PAMJET/ Si u ekzekutua Kristian Kola në mes të Shkodrës

Lapsi.al 18 September 2025
Publikohen PAMJET/ Si u ekzekutua Kristian Kola në mes të

Në emisionin "Top Story" në TCH u publikuan sonte për herë të parë pamjet ekskluzive të vrasjes së Kristian Kolës disa ditë më parë në mes të Shkodrës.

Në pamjet e siguruara nga gazetari Eraldo Harlicaj, duken teksa dy autorët afrohen pranë hotelit ku ndodhej shënjestra dhe qëllojnë me armë drejt tij.

Madje njëri prej tyre kthehet për të verifikuar nëse e ka vrarë Kolën, dhe largohen me shpejtësi pa lënë asnjë gjurmë.

Gjatë momentit të ekzekutimit, dy zonja shihen teksa largohen të tmerruara, ndërsa aty pranë ndodhej edhe një autobus që sapo kishte zbritur disa turistë. /TCH

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI