Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Kundërshtoi luftën në Ukrainë, aleati i Putin largohet nga qeveria

Lapsi.al 18 September 2025
Kundërshtoi luftën në Ukrainë, aleati i Putin largohet nga

Dmitry Kozak – një bashkëpunëtor i ngushtë dhe mik i kamotshëm i presidentit rus, Vladimir Putin, i cili besohet se e kishte kundërshtuar luftën në Ukrainë në ditët e saj të para – ka dhënë dorëheqjen nga Qeveria, tha Kremlini.

Kozak, 66-vjeçar, i cili shërbente si zëvendësshef i administratës së fuqishme presidenciale të Kremlinit, vendosi të largohet me dëshirën e tij, u tha gazetarëve zëdhënësi Dmitry Peskov të enjten.

Njoftimi erdhi pas disa ditëve thashetheme për Kozakun, i cili është një nga bashkëpunëtorët më të hershëm të Putinit, që nga ditët e para të liderit rus në politikë, në zyrën e kryebashkiakut të Shën Petersburgut në vitet ’90.

Largimet e zyrtarëve të lartë nga administrata ose kabineti nën drejtimin e Putinit janë të rralla. Disa media ruse thanë se Kozakut i ishte ofruar posti si zyrtari më i lartë për distriktin federal veriperëndimor të Rusisë, por ai s’e kishte pranuar.

Peskov nuk përmendi asgjë në lidhje me këtë. Kozak - i lindur në Ukrainë - hyri në Kremlin bashkë me Putinin kur ky i fundit u bë president në vitin 2000, duke shërbyer në disa role të rëndësishme ndër vite, përfshirë edhe si zëvendëskryeministër për gati 12 vjet.

Ai shërbeu si përgjegjës i Kremlinit për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore të Soçit në vitin 2014, që Kremlini i pa si shenjë të rikthimit të merituar të Rusisë në skenën botërore. Pas pushtimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska në mars 2014 dhe më pas aneksimit të tij, ai u vendos nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera perëndimore.

Në vitin 2020, Kozak iu bashkua administratës presidenciale, që ka një rol të fuqishëm brenda Kremlinit. Ai ishte gjithashtu i njohur si ndërmjetësues i shpeshtë me ambasadorë dhe të dërguar perëndimorë. Disa analistë e shohin largimin e Kozakut si sinjalin më të fundit se çdo dyshim apo kundërshtim ndaj luftës kundër Ukrainës nuk është i mirëpritur.

Në muajt para dhe ditët menjëherë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, në shkurt 2022, raportohej për kundërshtime të heshtura nga disa prej këshilltarëve më të afërt të Putinit ndaj vendimit për ta pushtuar vendin fqinj. Në ditët pas pushtimit, Kozak, i cili ishte emëruar si përgjegjës i Kremlinit për çështjen e Ukrainës, i kishte thënë privatisht Putinit se ishte kundër, sipas The New York Times.

Sipas Reuters, Kozaku gjithashtu kishte përgatitur një kornizë për një marrëveshje paqeje me Ukrainën që do të zgjidhte disa nga kërkesat kryesore të Kremlinit. Por, Putini e kishte hedhur poshtë planin.

Largimi i Kozakut është i rëndësishëm jo vetëm për shkak të kohëzgjatjes së tij si bashkëpunëtor i brendshëm i Putinit – i cili njihet për vlerësimin mbi të gjitha të besnikërisë – por edhe për shkak të mungesës relative të dorëheqjeve nga Kremlini apo Qeveria, qoftë për shkak të kundërshtimit ndaj luftës apo për arsye të tjera.

Zyrtarë të tjerë të lartë që dihet se kanë shprehur kundërshtim ndaj luftës përfshijnë kryetaren e Bankës Qendrore, Elvira Nabiullina, e cila raportohet se i kishte dorëzuar Putinit dorëheqjen e saj, por ai nuk e kishte pranuar.

Gjenerali më i lartë që mbikëqyr luftën, Valery Gerasimov, vazhdon të mbajë postin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm – pavarësisht bindjes së përhapur se muajt e parë të pushtimit të Ukrainës ishin një katastrofë për forcat e armatosura ruse. Ai i mbushi 70 vjet javën e kaluar, shumë përtej moshës normale të daljes në pension për oficerët./REL

Të këshilluara

Spanja hap hetimet për krime lufte në Gaza

Prokurori i Përgjithshëm Spanjoll Alvaro García Ortiz ka autorizuar hapjen e një hetimi paraprak mbi “shkeljet serioze të ligjit ndërkombëtar të të drejtave të ...

11:12

Izraeli nis një tjetër fazë sulmi në Gaza

Izraeli ka nisur një operacion me shkallë të gjerë, duke goditur rëndë qytetin e Gazës gjatë natës, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu konfirmoi se është ni...

11:11

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI