Flash

Katari do të ngrejë padi kundër Izraelit në GJND: Dënojeni agresionin në Doha

Lapsi.al 18 September 2025
Katari do të ngrejë padi kundër Izraelit në GJND:

Katari synon të ndërmarrë veprime ligjore kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP) pasi Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) shënjestruan zyrtarë të lartë të Hamasit në Doha, tha mbrëmë vendi i Gadishullit Arabik.

Ministri i Shtetit i Katarit, Mohammed bin Abdulaziz Al-Khulaifi, postoi në llogarinë e tij X se kishte zhvilluar dy takime me Zëvendës Prokurorin e GJNP-së, Nazhat Khan, në lidhje me këtë çështje.

“E përsërita angazhimin e Katarit për të mbështetur rrugën e drejtësisë ndërkombëtare dhe për të siguruar që ata që kanë kryer krime të mbahen përgjegjës dhe të mos i shpëtojnë ndëshkimit sipas ligjit penal ndërkombëtar”, shkroi Khulaifi, duke folur për “agresionin e Izraelit kundër Shtetit të Katarit”.

Të këshilluara

Izraeli nis një tjetër fazë sulmi në Gaza

Izraeli ka nisur një operacion me shkallë të gjerë, duke goditur rëndë qytetin e Gazës gjatë natës, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu konfirmoi se është ni...

11:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI