Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Ish-drejtoresha e BKH-së kërkon të rikthehet në Policinë e Shtetit

Lapsi.al 18 September 2025
Ish-drejtoresha e BKH-së kërkon të rikthehet në

Ish-drejtoresha e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, mandati i së cilës përfundoi në fillim të muajit shtator ka bërë kërkesë për t’u rikthyer në Polici.

Pas përfundimit të mandatit 5 vjeçar në krye të BKH-së, mësohet se Hajnaj ka dërguar një kërkesë që të jetë sërish pjesë e Policisë së Shtetit.

Sipas ligjit, ajo mund të rikthehet në nivel drejtori në Polici.

Edhe pse Hajnaj paraqiti interes për një mandat të dytë në krye të BKH-së, ajo u skualifikua nga gara pasi nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të përcaktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes.

Aida Hajnaj u emërua si drejtorja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë më 30 korrik të vitit 2020.

Më herët ajo mbante pozicionin e zëvendësdrejtores së Policisë së Shtetit, funksion që mbante prej 2018-ës.

Po ashtu Hajnaj ka ushtruar detyrën drejtores së Departamentit për Kufirin dhe Migracionin pranë Policisë së Shtetit.

Sa i takon drejtuesit të ri të BKH-së, që njihet ndryshe si “FBI-ja shqiptare” në garë janë 7 emra: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI