Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Ilir Beqaj kundërshton akuzën e re në dosjen e Sterilizimit

Lapsi.al 18 September 2025
Ilir Beqaj kundërshton akuzën e re në dosjen e Sterilizimit

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme procesi gjyqësor ndaj Ilir Beqajt, ish-ministrit të Shëndetësisë të arrestuar për fondet e SASPAC, por nën akuzë e proces edhe për dosjen e Sterilizimit, në gjyq të mëvetësishëm nga të pandehurit e tjerë.

Gjatë seancës së sotme për çështjen e Sterilizimit, Beqaj pretendon se akuza e re që u rikualifikua nga gjykata, nuk i është komunikuar asnjëherë. Ish-ministri pretendon se i është komunikuar vetëm akuza e “shpërdorimit të detyrës”.

Prokuroria e Posaçme kishte propozuar të rikualifikohej në “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Ai shtoi se ishte njohur vetëm me akuzën fillestare dhe kërkoi kohë shtesë për të studiuar dokumentacionin e ri dhe për të përgatitur mbrojtjen e tij.

Avokatët e ish-ministrit kërkuan që gjykata t’u mundësonte kohë të mjaftueshme për shqyrtimin e aktve dhe përgatitjen e mbrojtjes, kërkesë që u pranua, duke shtyrë seancën për një datë të mëvonshme.

Beqaj refuzoi gjykimin e shkurtuar, duke pretenduar pafajësi dhe kundërshtuar aktet e dosjes së SPAK. Kurse 8 të pandehurit e tjerë që e pranuan akuzën, po procesohen me gjykim të shkurtuar, mes tyre edhe ish-zv/ministri Klodian Rrjepaj.

Kjo do të thotë se Klodian Rrjepaj, Ilir Rrapaj, Matilda Serjani, Samir Kadiu, Petraq Mersini, Arben Gjata, Genci Byrazeri dhe Naile Ajazi do të përfitojnë nga ulja e 1/3 së dënimit nëse shpallen fajtorë, në bazë të procedurës së përshpejtuar.

Ndërkohë, Ilir Beqaj do të gjykohet në procedurë të zakonshme, ndërsa ai ka vijuar të kundërshtojë akuzat ndaj tij, duke kërkuar qartësi në formulimin e tyre.

SPAK po e heton Beqajn edhe për abuzimin me fondet e BE-së, kur drejtonte SASPAC, akuza për të cilat u arrestua muajin qershor të vitit të kaluar. Kurse për dosjen e Sterilizimit gjyqi ndaj tij bëhet në gjendje të lirë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI