Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

GJKKO dënon me 17 vite burg Islam Sefën, drejtues i trafikut ndërkombëtar të drogës

Lapsi.al 18 September 2025
GJKKO dënon me 17 vite burg Islam Sefën, drejtues i trafikut

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 17 vite burg Islam Sefën, i akuzuar si drejtues dhe financues i një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi uljen me 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 11 vite e 4 muaj.

Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Erjon Bani dhe Bib Ndreca.

Sipas dosjes gjyqësore, Sefa rezulton i përfshirë në nëntë episode të trafikimit të drogës, të ndodhura gjatë viteve 2020–2021, ndërsa ka pasur edhe rol drejtues brenda grupit kriminal që operonte në territorin shqiptar dhe jashtë tij.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI