Flash

Berisha porosi deputetëve të PD: Të kalojmë në veprime!

Lapsi.al 18 September 2025
Berisha porosi deputetëve të PD: Të kalojmë në veprime!

Kreu i PD-së, Sali Berisha iu ka dhënë porositë e tij deputetëve demokrate, se tashmë kishte ardhur koha që të kalonin në veprime. Teksa nuk cilësoi se çfarë kishte pikësynim me ‘veprimet’, Berisha theksoi se situata në Parlament është antiligjore.

Berisha sulmoi dhe presidentin e Begaj, që sipas tij i dha ‘levën për këtë qëllim Ramës’.

“Edi Rama tregoi se këtu është problemi në një diktaturë totalitare. Në 46-ën, Enver Hoxha i pushkatoi disa deputetë të opozitës, kurse ky pushkatoi Kushtetutën sot, parlamentin. Ky njeri që sot u kthye nga Brukseli, ky hapjen e kapitujve e konsideroi si licencë për të asgjësuar parlamentin. Të nderuar deputetë duhet të kalojmë në veprime. Ai nuk humbi kohë ndaj nesh. Ai tregoi fytyrën e tij, ne do të tregojmë betejën tonë për kushtetutën dhe parlamentin.”, tha ai.

Të këshilluara

Kuvendi mblidhet sot në seancë maratonë

Kuvendi do të mblidhet ditën e sotme në seance plenare maratonë. Në seancën e sotme pritet që kryeministri Rama të paraqesë programin e ri qeverisës për mandati...

09:32

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI