Flash

Në parlament ndodhi fiks ajo që duhej të ndodhte

Lapsi.al 18 September 2025
Në parlament ndodhi fiks ajo që duhej të ndodhte

Kuvendi i Shqipërisë theu një tjetër rekord, kur një seancë debati mbi programin e qeverisë, e planifikuar për të zgjatur mbi 25 orë, u mbyll për 25 minuta. Deputetët socialistë nuk dëgjuan as kryeministrin, as ministrat e veçantë për objektivat e tyre konkrete, as oponencën që mund t'u bëhej atyre, por votuan si dele duke krijuar një precedent të pandodhur në këto tre dekada të post komunizmit.

Debatet në Kuvend/ Opozita godet me librin e Kushtetutës-Ramën

Ndonëse nuk ka shumë rëndësi, kronika e asaj që ngjau mund të përmblidhet thjeshtë. Kryeministri vendosi, që për show, Kuvendit t'i drejtohej me një fjalim edhe ministrja e krijuar me IA, "Djella". Opozita protestoi duke e quajtur këtë shfaqje në kundërshtim me rregulloren e parlamentit. Ata filluan të bërtasin e të hedhin fletë mbi tribunën e qeverisë. Rama i bezdisdur i kërcënoi: "Nëse s'më lini të vijoj, do shkoj direkt në votim". Pra për të s'kishte rëndësi, as detyrimi për të shpalosur programin, as interesi i qytetarëve për ta dëgjuar atë, as seanca, gjoja demokratike, e diskutimeve. Mesazhi qe i qartë: nëse nuk iu pëlqen skenari im, unë iu heq dhe të drejtën e prezencës në parlament duke e kthyer atë thjeshtë në një institucion formal ku vetëm votohet.

Rama kërcënon me mbylljen e debatit në Kuvend nëse opozita nuk sillet mirë

Kështu u bë. Socialistët ngritën 82 kartona. Shqipëria u bë me program qeverisës katër vjeçar dhe të gjithë u shpërndanë. Fakti se shefi i qeverisë u mërzit nga ndërhyrjet jashtë radhe dhe zëri i lartë i Gaz Bardhit dhe Klevis Balliut, qe i mjaftueshëm që Taulant Balla ta kërkonte, Niko Peleshi ta zbatonte dhe të gjithë të tjerët ta votonin asgjesimin e një seance të rregullt, duke e kthyer Kuvendin në noter formal të tekave të Edi Ramës.

Natyrisht, që në një situatë të tillë do të jenë të shumtë ata që do të thonë se ishte më keq që ndodhi kështu. Se një parlament i tillë, që shërben vetëm për të ngritur kartonat, është tejet i ngjashëm me atë të kohës së diktaturës. Se opozitës nuk iu la mundësia të thoshte fjalën e saj në tribunën më të rëndësishme ku i dëgjohet zëri. Se publiku humbi mundësinë të informohet me pluset dhe minuset e asaj që e pret në këto katër vite.

Por të gjitha këto janë argumenta që kanë vlerë vetëm për indiferentët apo të verbërit që jetojnë me iluzionin se ne gjendemi ende në demokraci. Po, në një sistem të tillë ky debat do kishte vlerë.

Por ama në regjimin atutokratik nën të cilin ndodhemi sot, ku nevojat personale dhe kapriçot apo tekat e një njeriu të vetëm kanë marrë fuqinë e ligjit, ajo që ngjau në kuvend, këtë të enjte, është fiks gjëja e duhur.

Nuk ka rëndësi nëse ajo ishte një tentativë për kurth nga Edi Rama, në të cilën opozita ra brenda me dy këmbënt, apo krejt në të kundërt, se ishte PD-ja ajo që e provokoi këtë situatë të pazakontë. Përfundimi është i njëjtë: seanca ku duhej të diskutohej programi i qeverisë ritregoi se ne nuk kemi më një parlament normal. A mund të gjendet një i tillë, në një vend që konsiderohet demokratik, që t'i kushtojë programit të qeverisë vetëm disa minuta? A mund të gjendet një i tillë ku qefprishja e kryeministrit të përcaktojë vijimin e diskutimeve dhe debatave?  

Rama flet për Diellën: Ka plotfuqi në veprim, shemb pengesat burokratike

Në këtë kuptim, ajo që ndodhi sot është pasqyra më reale e asaj që po jetojmë. Në një parlament të dalë nga farsa e 11 majit, ku nuk do të mungojnë skena të përdhosjes së opozitës si në të kaluarin (mohim antiligjor për ngritje komisionesh hetimore, zhvillim mocionesh apo interpelancash) nuk ka pse ruhet një fasadë e rreme normaliteti. Prandaj dhe ata që i qajnë hallin opozitës se mbeti pa folur, apo se humbi mundësinë e një tribune prej nga mund të shndriste me kriticizmin e saj, e kanë gabim.

Detyra reale e PD, të cilën nuk dihet sa do të ketë këllqe ta realizojë, nuk është të shërbejë si alibi, se jetojmë ende në demokraci, por që të shkallmojë me çdo mjet mbajtjen në këmbë të kësaj fabule të sforcuar. Këtë herë duhet pranuar se këtë qëllim e arriti, paçka se më shumë sesa për meritën e saj, falë humorit të prishur të një autokrati tekanjoz, të cilin nuk e mbajnë më as nervat për të vazhduar teatrin e demokracisë me gjasme.  ©Lapsi.al

Të këshilluara

Dëshmia e James Rubin, a ka më emër liria?

Dëshmia e James Rubin, ish zv sekretarit amerikan të shtetit dhe njeriut të besuar të Madeleine Albright, sot në Hagë, në procesin kundër liderëve të UÇK-së ka ...

17:16

A ka nevojë të desorosifikohet Shqipëria?

Sali Berisha në stilin e tij proverbial i është përveshur edhe njëherë George Sorosit dhe të birit të tij, duke i akuzuar për ndërtimin e një narkoshteti në Shq...

14:11

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI