Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Zbulohen grupet e opozitës në Kuvend, Mesila Doda ngelet jashtë

Lapsi.al 17 September 2025
Zbulohen grupet e opozitës në Kuvend, Mesila Doda ngelet jashtë

Opozita do të jetë me 3 grupe parlamentare në gjatë këtij sesioni parlamentar në Kuvend. Ditën e sotme janë zbardhur edhe emrat e grupeve. Për të formuar grupet parlamentare, aleatët kanë "marrë hua" deputetë nga grupi i demokratëve.

I pari që u formua ishte grupi parlamentar i Partisë së Lirisë, i cili do të përbëhet nga Tedi Blushi, Erisa Xhixho, Edmond Haxhinasto, Brunilda Haxhiu dhe deputetët e marrë nga PD Ina Zhupa, Ledina Alolli dhe Klodiana Çapja.

Grupi Parlamentar i Patisë së Lirisë

Tedi Blushi – Kryetar

Edmond Haxhinasto – Zv/Kryetar

Erisa Xhixho – Zëdhënëse

Brunilda Haxhiu – Sekretare

Ina Zhupa- PD

Ledina Alolli- PD

Klodiana Çapja- PD

Grupi i aleatëve përveç Fatmir Mediu i Partisë Republikane, Vangjel Dule i PBDNJ-së, Artan Lukun i Partisë Agrare, kanë marrë edhe 4 deputetët e PD-së, Greta Bardeli, Denisa Vata, Zija Ismaili dhe Fidel Kreka. 

Grupi Parlamentar i Partisë Republikane

Fatmir Mediu nga PR

Vangjel Dule nga PBDNJ

Greta Bardeli PD

Denisa Vata PD

Zija Ismaili PD

Artan Luku PAA

Fidel Kreka PD

Ndërsa Mesilda Doda e PDIU-së ka refuzuar që të bëhet pjesë e këtij grupi parlamentar për shkak të Vangjel Dules. Ajo ka reaguar për TCH duke deklaruar se nuk është më deputete e Partisë Demokratike pasi nuk është konsultuar për grupet e krijuara në parlament.

“Nuk jam deputete e PD-së. Unë jam deputete e opozitës dhe PDIU-së. Nuk jam konsultuar për konfigurimet e grupeve që janë krijuar. Do të vazhdoj të mbaj kauzat e opozitës dhe të PDIU-së. Nuk ka një grup të përbashkët opozitar sikurse ishte ne zgjedhje ku do ishte normale te ishim të gjithë pjesë”, - tha Doda. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI