Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Shpëtoi dy fëmijët në lumë/ Mitsotakis i jep shtetësinë greke Levian Gogës (PAMJET)

Lapsi.al 17 September 2025
Shpëtoi dy fëmijët në lumë/ Mitsotakis i jep

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i ka dhënë shtetësinë greke shqiptarit Levian Goga i cili rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar dy fëmijë nga lumi Arahthos, në qershor të vitit 2025.

"Protothema" shkruan se shqiptari dha betimin si qytetar grek përpara Mitsotakis, ministrit të Brendshëm Theodoros Livanios dhe sekretarit të Përgjithshëm për Çështjet e Shtetësisë, Dimitris Karnavos.

Ky akt nderimi erdhi pasi Lendiani ndërhyri pa hezitim për të shpëtuar dy fëmijë që po rrezikoheshin të mbyteshin nga rrjedha e lumit, duke rrezikuar edhe veten për dy të miturit.

Mitsotakis e quajti Gogën një shembull të humanizmit dhe heroizmit, duke vënë në dukje se ai rrezikoi edhe jetën e tij për tu ardhur në ndihmë fëmijëve.

“Faleminderit për atë që bëre. E meriton këtë nder dhe më shumë,” - tha Kryeministri Mitsotakis menjëherë pas betimit. 

Levian Goga ishte gjithashtu i ftuar nderi në pritjen për përvjetorin e rivendosjes së demokracisë në Greqi, organizuar në korrik nga kryetari i Parlamentit, Kostas Tasoulas.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qershor të këtij viti. Ledian Goga nxorri nga lumi Arachthos në Arta të Greqisë dy fëmijë të moshave 12 dhe 14 vjeç, duke pësuar edhe vetë lëndime. Fatkeqësisht dy të miturit nuk ia dolën të shpëtonin dhe ndërruan jetë më pas në spital, teksa prindërit e tyre vendosën të dhurojnë organet. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI