Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Shpenzimet për Elisa Spiropalin/ Arlind Qori: Deri kur do t'i durojmë këto shushunja?

Lapsi.al 17 September 2025
Shpenzimet për Elisa Spiropalin/ Arlind Qori: Deri kur do t'i
Një dokument që ka rrjedhur nga kryesia e Kuvendit të Shqipërisë zbuloi se për këshilltarët e Elisa Spiropalit janë paguar rreth 30 milion lekë të vjetra në muaj vetëm rroga, ndërsa në një vit shifra shkon deri në 400 mijë euro. Nisur nga kjo, kreu i Lëvizjes Bashkë kujton se ka depozituar në kuvend nismën për minimumin jetik, por Elisa Spiropali nuk ka denjaur t'i kushtojë asnjë sekondë vëmëndje projektligjit duke e kthyer mbrapsht si të pashqyrtuar. "Ne jemi tallur me znj.Spiropali kur e krahasonte shefin e vet Edi Ramën me Skënderbeun, por më duket se veçse të qeshim me të duhet të qajmë edhe me fatin tonë si qytetarë të një vendi ky pensioni minimal është rreth 90 mijë lekë" thotë Arlind Qori në një deklaratë në rrjetet sociale pasi ka mësuar për shifrat e ekzagjeruara të shpenzimeve të ish-kryetares së kuvendit. Nisur nga kjo, Arind Qori thotë se ka një pyetje për të gjithë ata që po e dëgjojnë në rrjetet sociale: "Duke parë se çfarë ndodh nëpër botë, nga Nepali në Evropë, ku popujt ngrihen në këmbë për të vënë në vend dinjitetin e tyre, për të luftuar të korruptuarit dhe për të vënë drejtësi shoqërore, ne si shoqëri shqiptare, deri kur do t'i durojmë këto shushunja e parazitë që na pinë gjakun ngado në hierarkinë shtetërore? Cila do të jetë dita e madhe kur edhe ne si shqiptarë do të vendosim në vend dinjitetin tonë?"
 
Vieë this post on Instagram
 

A post shared by Arlind Qori (@arlind.qori)

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI