Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Policia e Kukësit arreston të dyshuarin për vrasje dhe nipin e tij

Lapsi.al 17 September 2025
Policia e Kukësit arreston të dyshuarin për vrasje dhe nipin e

Policia e Kukësit ka arrestuar një 47-vjeçar pasi mbrëmjen e 5 shtatorit tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas për motive të dobëta.

Sipas njoftimit zyrtar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit H. A., fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia ka identifikuar dhe më pas arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin F. (U.) D., 47 vjeç, banues në fshatin Pobreg.

Ai rezulton i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Autori i dyshuar përballet me akuzat për “Vrasje, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Gjatë veprimeve hetimore u arrestua gjithashtu nipi i autorit, shtetasi S. J., 23 vjeç, banues në Kukës, i cili dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit dhe nuk ka kallëzuar ngjarjen në Polici.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI