Flash

KLP nis sot procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, kandidatët potencialë

Lapsi.al 17 September 2025
KLP nis sot procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK,

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet sot për të shqyrtuar nisjen e procesit për zgjedhjen e kreut të ri të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi në muajin dhjetor, Altin Dumanit i mbaron mandati.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se sipas ligjit gara për kreun e ri të SPAK duhet të hapet tre muaj më parë, pasi kandidatët duhet të kalojnë vettingun e prokurorëve.

Të drejtën për tu zgjedhur në këtë post janë vetëm prokurorët e prokurorisë së posaçme, me përjashtim të Dumanit, të cilit ligji ia ndalon të kandidojë dy herë radhazi.

“Të drejtën për të kandiduar e kanë prokurorët e SPAK. Kandidatë janë prokurorët Adnan Xholi, Vladimir Mara dhe Arben Kraja, që e ka drejtuar këtë strukturë më herët. Kandidatja potenciale nga gratë është prokurorja Anita Jella”, tha Lala.

Zgjedhjet e kreut të ri të SPAK do të ketë edhe vëmendjen e SHBA. Vetem pak ditë me parë e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, tha se “Procesi i përzgjedhjes së pasardhësit së Dumanit duhet të jetë i paanshëm, transparent dhe i lirë nga çdo ndikim i jashtëm dhe se partnerët ndërkombëtarë do ta ndjekin nga afër këtë proces, sepse janë të interesuar që Shqipëria të vazhdojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat më të dendura do të jenë në skajin ver...

07:40

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI