Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

"Keni një gjobë makine"/ Kujdes nga ky mesazh që mund t'ju vijë në telefon

Lapsi.al 17 September 2025
"Keni një gjobë makine"/ Kujdes nga ky mesazh që mund

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë mbi një mesash "smishing", që synojnë t’i mashtrojnë duke u dërguar gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas njoftimit të AKSK-së, në këto mesazhe SMS përfshihet një link i rremë që kërkon kryerjen e pagesave online. Në njoftim theksohet se qytetarët nuk duhet të klikojnë në linkun e dërguar dhe nuk duhet të japin asnjë informacion personal.

Njoftimi i AKSK:

Njoftim për qytetarët Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon se po qarkullon një mesazh “smishing” që synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Mesazhi përmban një link mashtrues dhe kërkon kryerjen e pagesave online. Ky nuk është një komunikim zyrtar nga institucionet shtetërore dhe çdo qytetar që e merr këtë SMS duhet ta injorojë dhe të mos klikojë në link, apo të japë të dhëna personale.

AKSK ka ndërmarrë menjëherë masat për raportimin e bllokimit të faqes, për të parandaluar çdo dëm të mundshëm. Ju bëjmë thirrje qytetarëve: Mos hapni linqe të dyshimta që vijnë nga SMS ose email-e jozyrtare. Mos kryeni kurrë pagesa përmes faqeve që nuk janë domaine zyrtare. Njoftoni menjëherë AKSK ose institucionet përkatëse nëse hasni mesazhe të tilla.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI