Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Ilir Alimehmeti: Nuk do gjejmë rivale më të dobët se Manastirliu për Tiranën!

Lapsi.al 17 September 2025
Ilir Alimehmeti: Nuk do gjejmë rivale më të dobët se

Ilir Alimehmeti, këshilltar i PD-së në Bashkinë Tiranë tha se brenda PS, Ogerta Manastirliu është kandidatja më e dobët.

"Brenda PS, Ogerta Manastirliu është një nga kandidaturat më të dobëta", tha ai.

Po ashtu Alihmehmeti tha se nuk ka një kërkesë apo diskutim në struktura për një kandidaturë të mundshme të tij për Bashkinë Tiranë, megjithëse shtoi se duhet sqaruar diskutimet që zhvillohen në Kryesi për pjesëmarrje dhe mospjesëmarrje në zgjedhje,

"Jo nuk ka një kërkesë të këtij tipi, nuk ka një diskutim të këtij tipi në struktura. Paska dhe një diskutim në Kryesi, do hyjnë apo s’do hyjnë në këto zgjedhje të pjesshme. Kjo duhet sqaruar dhe Gjekmarkaj dhe Bardhi patën një qëndrim", tha Alimehmeti për MCN.

Ai tha gjithashtu, se PS nuk i ka votat në Këshillin Bashkiak, për ta shkarkuar Erion Veliajn.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI