Flash

I dënuar për plagosje të lehtë, arrestohet 43-vjeçari në Korçë

Lapsi.al 17 September 2025
I dënuar për plagosje të lehtë, arrestohet 43-vjeçari

Policisa e Korçës ka ndaluar 43-vjeçarin me iniciale N. N, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 6 muaj burgim për plagosje. Gjithashtu ka nisur procedimi penal për një 29-vjeçar pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 63-vjeçar, për motive të dobëta.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë ndaluan shtetasin N. N., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.  Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit: -Xh., L., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 63-vjeçar, për motive të dobëta; -F. A., 63 vjeç, dhe E. M., 65 vjeç, pasi 65-vjeçari kishte punësuar 63-vjeçarin, për të kryer punime ndërtimi, pa leje, në banesën e tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. M., 38 vjeç, banues në fshatin Udënisht, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë (dru), një 47-vjeçar, për motive të dobëta.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI