Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Ambasadori gjerman: Zgjedhja e kreut të SPAK të kryhet pa ndërhyrje nga jashtë

Lapsi.al 17 September 2025
Ambasadori gjerman: Zgjedhja e kreut të SPAK të kryhet pa

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner ka dhënë një mesazh lidhur me fillimin e procesit për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Bergner thekson se procesi i filluar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të jetë i lirë, i bazuar në meritë dhe pa asnjë ndikim të jashtëm.

Bergner theksoi gjithashtu se SPAK nën udhëheqjen e Altin Dumanit, ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Ndër të tjera ai nënvizoi se një proces i lirë për kreun e ri dhe pavarësia e gjyqësorit janë kritere kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

"Në vitet e fundit, nën udhëheqjen e Altin Dumanit, SPAK ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Besimi i madh i popullsisë shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë në punën e SPAK e thekson në mënyrë mbresëlënëse këtë.

Procesi i nisur sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të zgjedhur kreun e ardhshëm të SPAK duhet të jetë transparent, i bazuar në meritë dhe i lirë nga ndikimi i jashtëm. Pavarësia e gjyqësorit, e cila duhet të demonstrohet në procesin e nisur sot, por edhe në veprimet e përditshme të organeve ekzekutive dhe legjislative, është një kriter kyç për Gjermaninë në lidhje me sundimin e ligjit dhe nivelin e përgatitjes së Shqipërisë për anëtarësim në BE" - deklaroi Bergner. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI