Flash

400 mijë euro në vit vetëm për kabinetin e Elisa Spiropalit

Lapsi.al 17 September 2025
400 mijë euro në vit vetëm për kabinetin e Elisa Spiropalit

Kabineti i kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, ka një staf të gjerë këshilltarësh, ekspertësh e sekretarësh, për të cilët shpenzohen çdo muaj mbi 3.3 milionë lekë bruto nga taksat e qytetarëve. Nga kjo shumë, rreth 2.5 milionë lekë shkojnë neto në xhepat e tyre pas taksave dhe kontributeve. Në total, për një vit kalendarik, shpenzimet e pagave arrijnë në afro 40 milionë lekë bruto, ose rreth 400 mijë euro, ndërsa neto mbeten afërsisht 30 milionë lekë, pra rreth 300 mijë euro.

Lista e stafit është e gjatë dhe përfshin pozicione si shefe kabineti, zëdhënëse, këshilltarë të brendshëm e të jashtëm, si dhe ekspertë. Pagat variojnë nga mbi 300 mijë lekë bruto në muaj për Shefen e Kabinetit, deri tek 70 mijë lekë neto për këshilltarët dhe ekspertët e jashtëm. Vetëm këshilltarët e brendshëm marrin nga 160 deri në 210 mijë lekë neto secili, ndërsa ekspertët shpesh kalojnë edhe 180 mijë lekë në muaj. Nëse mbledhim shumat, del qartë se vetëm për këtë staf, taksapaguesit shqiptarë mbulojnë një faturë të rëndë mujore.

Shifra prej 40 milionë lekësh në vit është e barabartë me koston e financimit të dhjetëra bursave për studentë shqiptarë jashtë vendit, me ndërtimin e disa çerdheve e kopshteve të reja, apo me blerjen e një flote të vogël ambulancash për sistemin shëndetësor. Pra, bëhet fjalë për një kosto që, në sytë e publikut, mund të përdorej edhe ndryshe, në sektorë më emergjentë për jetën e qytetarëve.

Shpenzimet bëhen në një kohë kur qytetarët ankohen për çmime të rritura, mungesë shërbimesh bazë dhe kushte minimale në shkolla e spitale, ndërsa kabineti i kryetares së Kuvendit funksionon me një staf që kushton rreth 400 mijë euro në vit duke ngritur pyetjen e thjeshtë: Deri kur do të vazhdojnë shembujt e luksit administrativ mbi shpinën e taksapaguesve?

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI