Flash

Starton Champions: Juventus në fushë kundër Dortmund, debuton edhe Real Madrid

Lapsi.al 16 September 2025
Starton Champions: Juventus në fushë kundër Dortmund, debuton

Mbrëmja e së martës rikthen emocionet e Champions League me fazën kampionat. Të mëdhatë do të zbresin në fushë teksa Arsenal, Juventus dhe Real Madrid pritet te dhurojnë spektakël. Raundi i parë i fazës së ligës zhvillohet gjatë tri ditëve, të martën, të mërkurën dhe të enjten.

Me ndeshjet Athletic Bilbao – Arsenal dhe PSV – Royal Union fillon edicioni i ri i Champions. Skuadra londineze shpreson të fitojë pikë maksimale në udhëtimin e vështirë në Bilbao.“Gunners” këtë vit do të jenë edhe më të fuqishëm dhe krahas suksesit në Angli, do ta kërkojnë atë edhe në Evropë. Prandaj ekipi i Mikel Arteta është i vendosur të kthehet në shtëpi me tri pikë, ndonëse baskët në shtëpi dinë të jenë të rrezikshëm. ndërsa ndeshja mes skuadrës holandeze dhe asaj belge pritet të jetë e hapur. PSV-ja llogaritet favorite.

Lexo më tej: Superkompjuteri Opta nuk ka dyshime për Champions: Liverpool favorit, Inter 3% shanse

Vëmendja, në mbrëmje, do të jetë në Torino, ku përballen Juventus dhe Borussia Dortmund. Menjëherë një ndeshje e madhe për bardhezinjtë që, pas nisjes perfekte në kampionat (e 4-3 në Derbin e Italisë me l'Inter), synojnë ta nisin në mënyrën e duhur edhe në fushën europiane, duke parë se kalendari do ta cojë pastaj Tudor për dy herë në Spanjë (me Villarreal e Real Madrid).

Në Madrid, pastaj, Real pret Marseille. Los Blancos” do të mundohen ta nisin me këmbë të mbarë me trajnerin e ri, Xabi Alonso. Benfica – Qarabag dhe Tottenham – Villarreal janë ndeshjet e tjera që luhen të sonte në orën 21:00.

League Stage Champions League

18:45 Athletic Club - Arsenal

18:45 PSV Eindhoven - Union St.Gilloise

21:00 Benfica - Qarabag FK

21:00 Juventus - Borussia Dortmund

21:00 Real Madrid - Marseille

21:00 Tottenham Hotspur - Villarreal

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI