Flash

Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me BE, Shqipëria hap 4 grup-kapitujt e radhës

Lapsi.al 16 September 2025
Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me BE, Shqipëria hap 4

Shqipëria do të hapë sot edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ku me ftesë të Danimarkës mbahet Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me BE-në.

Takimi do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi Grupin 4 “Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme”, duke përfshirë kapitujt 14 (Politika e transportit), 15 (Energjia), 21 (Rrjetet transevropiane) dhe 27 (Mjedisi dhe ndryshimet klimatike).

Takimi në Bruksel pritet të bashkëdrejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre.

Sipas agjendës Konferenca Ndërqeveritare pritet të nisë në orën 08:00, teksa konferenca për shtyp është planifikuar rreth orës 09:15 dhe Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së do të pasojë në orën 10:00.

Fillimisht pritet që palët të nisin me miratimin e axhendës, duke miratuar procesverbalet e KNQ-ve të mëparshme të mbajtura në prill dhe maj të këtij viti.

Kjo do të pasohet nga fjalimet hapëse, së pari nga ministrja e Danimarkës, Bjerre, në emër të presidencës së Këshillit të BE-së, pastaj nga kryeministri Rama dhe hapja e negociatave për grupin 4.

Ministrja e Danimarkës do të paraqesë të ashtuquajturin “Qëndrim të Përbashkët të BE-së”, siç është rënë dakord nga BE-ja, dhe do t’i kërkojë kryeministrit Rama nëse Shqipëria mund të bjerë dakord me hapjen e këtij grupi.

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos do të japë gjithashtu vërejtjet e saj në këtë drejtim. Kryeministri Rama do të paraqesë qëndrimin e Shqipërisë.

Në fund do të ketë disa fjalime të shkurtra përmbyllëse nga delegacioni i BE-së, ministrja e Danimarkës, Marie Bjerre dhe Komisionerja Marta Kos, si dhe nga kryeministri Rama.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Orët e paradites do të dominohen nga kthjellime dhe kalime vranësirash ku më të theksuara kthjellimet priten në vijën bregdetare ndërsa vranësira më të dukshme ...

07:25

SHBA godit kartelet e drogës në Venezuelë

Forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara kanë goditur një anije të një karteli venezuelian të trafikut të drogës, e cila po lëvizte drejt SHBA-së. Credin...

07:33

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI