Fuqia ende e paprekur e Riise: fiton sfidën me Gerrard
Dy futbollistët u përfshinë, bashkë me yje të tjera të dikurshme të futbollit të pranishme, në një seri lojërash aftësie të zhvilluara para ndeshjes demonstrative “Nexon Icons”, e luajtur në Seoul World Cup Stadium, në Korenë e Jugut. Fillimisht ishte radha e Gerrard, gjuajtja e të cilit – megjithëse e fortë – nuk arriti të kalonte pengesat përfundimisht. Pastaj në provë u fut Riise, i cili ngarkoi diçka më shumë të ngjashme me një raketë sesa me një shkelm: topi i theu të gjitha dhe doli nga ana tjetër, ndërsa 44-vjeçari norvegjez, ish-Roma, i kërkonte spektatorëve të ngrinin volumin duke vendosur duart mbi veshë. Jo më kot Riise si futbollist ishte nohur me nofkën “Thunderbolt”, pra rrufe, pikërisht për goditjet jashtëzakonisht të fuqishme që arrinte të lëshonte me këmbën e tij të majtë: shumë golat e shënuar nga specialisti i kombëtares norvegjeze me më shumë paraqitje (110 “caps” dhe 16 gola) vinin nga goditjet standarde.Mes viteve 2001 dhe 2008, vitet e arta te Liverpool, mbrojtësi i krahut ishte një nga më të mirët në botë në rolin e tij, duke fituar shumë. Kulmi ishte Champions League e fituar në 2005 kundër Milanit (edhe pse i tij ishte i vetmi gabim i Reds në serinë finale të penalltive, përballë atyre të Serginho, Pirlo dhe Shevchenko për kuqezinjtë). I hedhur brutalisht mënjanë nga Rafa Benitez në 2008, deri në atë pikë sa të shpërthente në lot, Riise më pas luajti tre vjet te Roma, duke rezultuar më i pranishmi në fund të vitit në sezonin 2009-2010, të përfunduar nga verdhekuqtë në vendin e dytë me Ranierin në stol (i ardhur në javën e tretë në vend të Spallettit), vetëm dy pikë pas Interit të Tripletës.Steven Gerrard vs John Arne Riise shot power ? pic.twitter.com/itcgkMpsFC
— Slots Baldy Head (@ScouseRed0151) September 14, 2025