Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Lubonja: Qeveria po e përdor integrimin si iluzion për të mashtruar qytetarët

Lapsi.al 16 September 2025
Lubonja: Qeveria po e përdor integrimin si iluzion për të

Në emisionin "Log." i moderuar nga Endri Xhafo ishte i ftuar analisti Fatos Lubonja i cili diskutoi për seancat plenare që u zhvilluan ditën e sotme. Lubonja u shpreh me tone kritike ndaj mënyrës se si po trajtohet procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, qeveria shqiptare po përdor integrimin si një iluzion për të mashtruar qytetarët dhe për të zbehur arsyet reale të largimit masiv nga vendi. Lubonja theksoi se Europa është vetë në një nga periudhat më të errëta të historisë së saj.

“Ne duam të hyjmë në Evropë që të bëhemi pak a shumë me standarte evropiane.Të kemi një shtet të së drejtës dhe të kemi një drejtësi të pavarur. Evropa në historinë e saj është në periudhën më të zezë dhe këtu bëhet edhe shkelje e parlamentit. A do ta ngrejnë ata zërin kundrejt kësaj Amerike dhe Evrope? Kjo është thelbi i gjësë. Kjo është një mashtrim i Edi Ramës që ne mos të ikim nga vendi”, - tha Luboonja. /BW

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI