Flash

Kryeministri spanjoll bën thirrjen: Përjashtoni Izraelin nga garat sportive!

Lapsi.al 16 September 2025
Kryeministri spanjoll bën thirrjen: Përjashtoni Izraelin nga garat

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez bëri thirrje për përjashtimin e Izraelit nga ngjarjet sportive ndërkombëtare. Për fushatën e tij ushtarake në Rripin e Gazës Izraeli duhet të trajtohet në mënyrë të ngjashme si Rusia për pushtimin e Ukrainës, tha Sánchez para anëtarëve të Partisë së tij Socialiste.

Të dielën (15.09.) aktivistë pro-palestinezë ndërprenë fazën e fundit të garës çiklistike Vuelta a España, e cila u desh të shkurtohej, sepse protestuesit bllokuan itinerarin.

Sánchez u bëri thirrje organizatave sportive të shqyrtojnë nëse është etike që Izraeli të vazhdojë të marrë pjesë në garat ndërkombëtare. Madridi ndërpret kontratën për blerjen e raketahedhësve të projektuar në Izrael

Qeveria spanjolle ka anuluar një kontratë me vlerë gati 700 milionë euro për blerjen e raketahedhësve të projektuar në Izrael. Konkretisht fjala është për një kontratë që i ishte dhënë një konsorciumi spanjoll për dymbëdhjetë njësi të sistemit të telekomanduar të raketahedhësve Silam, të zhvilluar nga sistemi Puls i grupit izraelit Elbit Systems.

Javën e kaluar qeveria spanjolle paraqiti një sërë masash për të “ndaluar gjenocidin në Rripin e Gazës, për të ndjekur penalisht autorët dhe për të mbështetur popullsinë palestineze”. Këto masa përfshinin ndër të tjera ndalimin e marrëveshjeve për armë me Izraelin, që përfshin si shitjet ashtu edhe blerjet e armëve./DW

Të këshilluara

Protestë masive në Ankara kundër Erdogan

Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në kryeqytetin turk, Ankara, kundër një çështjeje gjyqësore që mund të rrëzojë kreun e opozitës kryesore të hënën, pas nj...

19:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI