? Aficionados disfrutan del Barça-Valencia, desde los balcones de los edificios cercanos al Johan Cruyff. ? @marccnunezz ?¡Nos vemos a las 12 en MEGA! pic.twitter.com/pf5ZE0Guk9
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) September 14, 2025
Tifozët e Barcelonës sulmojnë ballkonet
Shumë vetë e vunë re menjëherë dhe që nga orët e para të pasdites kanë bërë gjithçka për t’u ftuar në shtëpitë e atyre pak të privilegjuarve që mund të shikonin ndeshjen nga ballkoni. Siç raporton Sport, citofonët ishin nën rrethim: banorët kanë marrë kërkesa më pak ose më shumë të sjellshme, dikush ka kërkuar leje për të qëndruar në çati dhe të tjerë madje kanë ofruar një lumë parash për të qenë të ftuar. Një prej banorëve të pallatit ka treguar se i janë propozuar 500 euro vetëm për t’u ulur në ballkon dhe për të parë Barcelonën të luante kundër Valencias. Shumë të tjerë, në mënyrë më të ligë, kanë provuar të futen fshehurazi në pallat duke përfituar nga hyrje-daljet normale të banorëve të cilët menjëherë kanë denoncuar këtë pushtim për të vënë zonën në siguri. Barcelona do të luajë në atë impiant, normalisht i destinuar për skuadrën femërore, edhe për disa ndeshje të tjera dhe situata mund t’u dalë nga duart për shkak të turmës së pamenaxhueshme të tifozëve.El Barça - Valencia lo van a ver gratis mañana desde este balcón. Vecinos que tienen la suerte de vivir delante del estadio Johan Cruyff en Sant Joan Despí @eldesmarque #fcb #fcblive pic.twitter.com/2A2VuuvUAt
— David Ibáñez (@DavidIbanez5) September 13, 2025