Lexo më tej: Kush është David Odogu, mbrojtësi i marrë nga Milan me vetëm 3 ndeshje me të rriturit
Në profilin Instagram të Milanit shihet dalja nga fusha e Gimenez, i zëvendësuar nga Nkunku, ndërsa pjesa më e madhe e stadiumit duartroket për meksikanin duke u ngritur në këmbë. Në të njëjtën mënyrë veproi edhe pankina e kuqezinjve, me gjithë stafin e Allegrit, Corradi dhe Magnanelli në krye, duke e duartrokitur Gimenezin ndërsa ky i fundit u ulte në pankinë. Një demonstrim i rëndësishëm besimi nga ana e Milanit që deshi t’i bënte të qartë lojtarit sa thelbësor është brenda mekanizmave të skuadrës. Gimenez gaboi disa raste të tepërta, mbi të gjitha golin e humbur në fundin e ndeshjes. Nuk është prej tij dhe kjo dihet, dhe me gjasë është vetëm një problem mendjeje i shkaktuar nga ai “qark i shkurtër” i krijuar në pritje me atë shkëmbim që më pas dështoi. Allegri me këtë gjest i bëri të qartë lojtarit se dëshiron të mbështetet tek ai, se dëshiron ta rikuperojë. Gimenez u lëviz mirë, tregoi cilësi prej një sulmuesi të vërtetë dhe cilësitë e tij nuk janë aspak në diskutim. Tani mungojnë vetëm golat, siç i shkroi Leao në rrjete sociale: “Do të bësh shumë, së shpejti”.View this post on Instagram