Flash

Zëdhënësi i Kremlinit: NATO është në luftë me Rusinë

Lapsi.al 15 September 2025
Zëdhënësi i Kremlinit: NATO është në luftë me

“NATO është në luftë me Rusinë”. Kështu deklaroi këtë të hënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke e akuzuar aleancën se është përfshirë de facto në konfliktin ruso-ukrainas dhe vendet perëndimore për mbështetjen ndaj Kievit.

Sipas tij, një samit mbi Ukrainën do të ishte i pakuptimtë nëse nuk bëhen përgatitjet e duhura, ndërsa ritheksoi se nuk ka asnjë përparim për një takim trepalësh mes Rusisë, Ukrainës e SHBA-ve.

“NATO është de facto e përshirë në konfliktin ruso-ukrainas. NATO është në luftë me Rusinë. Kjo është e qartë dhe nuk kërkon prova të mëtejshme.

Vetë takimi, nëse mbahet pa përgatitje, do të ishte absolutisht i pakuptimtë. Këto takime, çdo kontakt në nivelin më të lartë, duhet të përgatiten mirë në mënyrë që zhvillimet e zhvilluara paraprakisht në nivel ekspertësh të pasqyrohen gjatë një dialogu të tillë.

Por nuk ka gatishmëri për ta bërë këtë, as nga ana e regjimit të Kievit dhe as nga ana e evropianëve", deklaroi Peskov.

Të këshilluara

Protestë masive në Ankara kundër Erdogan

Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në kryeqytetin turk, Ankara, kundër një çështjeje gjyqësore që mund të rrëzojë kreun e opozitës kryesore të hënën, pas nj...

19:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI