Flash

Nën akuzë nga GJKKO, deportohet nga Italia 29-vjeçari

Lapsi.al 15 September 2025
Nën akuzë nga GJKKO, deportohet nga Italia 29-vjeçari

Një 29-vjeçar është deportuar nga Italia, pasi ishte shpallur në kërkim dhënie ndihmë për emigrim të kundërligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-së dhe Kanadasë. Amarildo Luca akuzohet nga GJKKO për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. Ndërkohë që atij i është caktuar dhe masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Njoftimi i Policisë:

Ekstradohet nga Italia, një 29-vjeçar i akuzuar nga GjKKO-ja, për dhënie ndihmë për emigrim të kundërligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-së dhe Kanadasë. -A. L., 29 vjeç, lindur në Dibër, pasi në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. Gjatë periudhës 2022-2024, shtetasi A. L., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, iu ka dhënë ndihmë shtetasve të ndryshëm, për kalim të kundërligjshëm të kufijve, drejt Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-së dhe Kanadasë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për të hënën

Pjesa e parë e ditës në Shqipëri do të sjelli dominim të kthjellimeve në të gjithë territorin e vendit. Ndërsa orët e pasdites parashikohet të sjelli shfaqje...

07:23

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI