Flash

Lufta mes klaneve të drogës, Belgjika do të angazhojë ushtrinë kundër bandave

Lapsi.al 15 September 2025
Lufta mes klaneve të drogës, Belgjika do të angazhojë

Belgjika dëshiron të ndjekë shembullin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe të angazhojë ushtrinë për të përmirësuar sigurinë e brendshme në vend. Ushtarët belgë mund të patrullojnë së shpejti në qytetet e mëdha të Belgjikës për të frenuar krimin e lidhur me drogat. Qeveria belge po punon për një ligj që do të krijojë kornizën ligjore për këtë, njoftoi Ministri i Brendshëm Bernard Quintin.

"Ushtria ka për detyrë të mbrojë integritetin e territorit kombëtar", i tha ai gazetës "De Standard". "Zakonisht ajo e bën këtë jashtë kufijve tanë, por lufta kundër krimeve me droga lidhet gjithashtu me integritetin e territorit kombëtar." Quintin tha se trupat e ushtrisë pritet të dislokohen në Bruksel "sa më shpejt të jetë e mundur".

Përplasje mes klaneve të drogës

Përdorimi i fjalës "luftë" nga ministri liberal tregon se ç'përmasa ka arritur skena e drogës, dhe veçanërisht përplasjet midis klaneve të drogës në kryeqytetin belg. Vitet e fundit në Bruksel është rritur vazhdimisht numri i të shtënave në rrugë, kryesisht me armë ushtarake si kalashnikovë. Sipas Zyrës së Prokurorit Publik të Brukselit deri në mesin e gushtit të këtij viti u regjistruan 57 të shtëna dhe katër vdekje.

Brukseli duhet të "zgjohet”

Në një konferencë sensacionale shtypi në mes të muajit gusht kryeprokurori i Brukselit, Julien Moinil, i bëri qeverisë publikisht thirrje për ndihmë: "Është vetëm çështje kohe para se të ketë viktima të pafajshme. Qeveria dëgjon, po nuk po bën asgjë." - tha ai. Brukseli "më në fund duhet të zgjohet", kërkoi kryeprokurori Moinil. Të flasësh për "luftë klanesh të drogës" është pak, tha ai. Kushdo në Bruksel mund të goditet nga një plumb qorr këto ditë. Moinil i ka intensifikuar hetimet në skenën e drogës. Tani ai është nën mbrojtjen e policisë pasi ka marrë kërcënime të shumta me vdekje nga klanet e drogës./DW

Të këshilluara

Protestë masive në Ankara kundër Erdogan

Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në kryeqytetin turk, Ankara, kundër një çështjeje gjyqësore që mund të rrëzojë kreun e opozitës kryesore të hënën, pas nj...

19:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI