Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

LAJM I FUNDIT/ Ushtria izraelite hyn në qytetin e Gazës, qielli bëhet portokalli

Lapsi.al 15 September 2025
LAJM I FUNDIT/ Ushtria izraelite hyn në qytetin e Gazës, qielli

Mediat në Rripin e Gazës raportojnë se tanket izraelite kanë hyrë në rrugën Al-Jalaa, në zemër të qytetit të Gazës. Ato raportojnë se njëkohësisht ka pasur sulme me dronë dhe helikopterë Apache.

Mediat palestineze po raportojnë një seri sulmesh ajrore intensive izraelite në veriperëndim të qytetit të Gazës. Ushtria izraelite ende nuk ka lëshuar një deklaratë për këtë çështje.

Ditët e fundit, IDF ka kryer qindra sulme në Qytetin e Gazës, duke përfshirë edhe ndërtesat shumëkatëshe, në pritje të një ofensive të afërt kundër Hamasit në zonë.

Smoke rises to the sky following an Israeli military strike in the Gaza Strip, as seen from southern Israel, Monday, Sept. 15, 2025. (AP Photo/Leo Correa)

Mediat e Rripit të Gazës raportojnë për 37 sulme në 20 minuta dhe një eksod masiv nga zona veriperëndimore e qytetit të Gazës.

Në videot e postuara në mediat sociale, qielli mbi enklavë duket portokalli. Zhurma e shpërthimeve intensive mund të dëgjohet edhe në Izraelin qendror.

Po sot ushtria izraelite konfirmoi kryerjen e një sulmi ajror në Nabatieh, në jug të Libanit, duke shtuar se ai kishte në shënjestër një seli të Hezbollahut. "Prania e selisë në zonë është një shkelje e marrëveshjeve midis Izraelit dhe Libanit", - deklaroi IDF. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Begaj dekreton qeverinë "Rama 4"

Katër ditë pas shpalljes së qeverisë së re në mandatin e katër të Edi Ramës në krye të mazhorancës, presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emrat e kryeministrit d...

17:10

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI