Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

“Ka fat ky korçari”, Rama "pendohet" për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

Lapsi.al 15 September 2025
“Ka fat ky korçari”, Rama "pendohet" për Niko

Niko Peleshi mund të mos ishte zgjedhur kryetar i Kuvendit nga socialistët nëse Edi Rama do ta kishte zbuluar më parë talentin e pronarit të rrjetit të klinikave private, Vasil Llajo, i cili drejtoi seancën e parë të konstituimit të Parlamentit në legjislaturën e re.

Sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Edi Rama, nuk e e fshehu kënaqësinë me mënyrën se si Vasil Llajo drejtoi seancën e parë të Kuvendit si deputeti më i vjetër.

Aq i impresionuar ishte Rama sa u shpreh në mbledhje grupi se po ta kishte zbuluar më parë aftësinë e Llajos, mund ta kishte nominuar për kryetar Kuvendi.

“Ka fat ky korçari”, tha kryeministri duke iu referuar Niko Peleshit të cilin e kishte propozuar tashmë në Asamblenë e PS-së përpara seancës së konstituimit të Kuvendit. Por përtej personazheve si Llajo, Edi Rama i frigohet jo pak papjekurisë së deputetëve të rinj.

Jo më kot iu kufizoi daljet në media, iu kërkoi të kenë kujdes me ftesat që iu vijnë e me cfarë flasin. E përvec kësaj caktoi një deputete si zëdhënëse të Grupit Parlamentar, Erjona Ismaili.

Për këtë të fundit kanë nisur zërat e parë në Vlorë ta përflasin si kandidaten e mundshme për zgjedhjet e pjesshme në bashki pas dorëheqjes së Ermal Dredhës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI