Flash

Izraeli do të pushtojë Gazën, Rubio premton mbështetje

Lapsi.al 15 September 2025
Izraeli do të pushtojë Gazën, Rubio premton mbështetje

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të hënën gjatë një vizite në Izrael se Uashingtoni do t’i ofrojë aleatit të tij “mbështetje të palëkundur” në luftën e tij në Rripin e Gazës, si dhe kërkoi eliminimin e Hamasit - grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Populli i Gazës meriton të ardhme më të mirë, por ajo nuk mund të fillojë pa u eliminuar Hamasi”, tha Rubio para gazetarëve, duke folur përkrah kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Ju mund të llogarisni në mbështetjen dhe përkushtimin tonë të palëkundur për ta çuar deri në fund këtë qëllim”, shtoi ai.

Netanyahu e quajti vizitën e Rubios “mesazh të qartë” se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Izraelit, duke e lavdëruar presidentin, Donald Trump, si “mikun më të madh që Izraeli ka pasur ndonjëherë”.

Rubio kritikoi planet e disa vendeve perëndimore për ta njohur shtetin palestinez, duke thënë se një gjë e tillë vetëm “e inkurajon” Hamasin.

Sekretari amerikan tha se do të diskutojë me Netanyahun planet izraelite për marrjen nën kontroll të Qytetit të Gazës – qendra më e madhe urbane e territorit – si dhe bisedimet për aneksimin e pjesëve të Bregut Perëndimor të pushtuar, për ta pamundësuar krijimin e një shteti palestinez.

Ai shtoi se presidenti Trump dëshiron që lufta në Gazë të “përfundojë” – gjë që, sipas Rubios, nënkupton lirimin e pengjeve dhe eliminimin e Hamasit si kërcënim. Lufta nisi pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 në Izrael, ku u vranë 1.219 persona, shumica civilë.

Kundërpërgjigjja ushtarake e Izraelit në Gazë ka lënë të vrarë mbi 64.800 persona, gjithashtu kryesisht civilë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë – shifra të cilat Kombet e Bashkuara i konsiderojnë të besueshme.

Presidenti Trump, për vite mbështetës i fortë i Netanyahut, ka shprehur edhe përkrahje për Katarin, ku ndodhet baza më e madhe ajrore amerikane në rajon.

Katari, bashkë me Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara, ka udhëhequr përpjekjet për ndërmjetësim mes Izraelit dhe Hamasit. Rubio e nisi vizitën të dielën me një gjest simbolik të mbështetjes, duke shkuar me Netanyahun te Muri Perëndimor në Jeruzalem.

Ai më pas deklaroi se Jeruzalemi është “kryeqyteti i përjetshëm” i Izraelit – një qëndrim që, para mandatit të parë të Trumpit, liderët amerikanë ishin kujdesur ta shmangnin. Pikërisht Trump zhvendosi Ambasadën amerikane në Jeruzalem, duke thyer praktikën ndërkombëtare.

Rubio pritet të marrë pjesë të hënën në inaugurimin e një tuneli për turistë fetarë që kalon nën lagjen palestineze Silvan. Projekti ka ngjallur shqetësime te banorët palestinezë se mund të dobësojë më tej praninë e tyre dhe madje të rrezikojë themelet e shtëpive./REL

Të këshilluara

Protestë masive në Ankara kundër Erdogan

Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në kryeqytetin turk, Ankara, kundër një çështjeje gjyqësore që mund të rrëzojë kreun e opozitës kryesore të hënën, pas nj...

19:32

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI