Flash

I bën magji presidentit për ta vrarë, burgosen dy persona

Lapsi.al 15 September 2025
I bën magji presidentit për ta vrarë, burgosen dy persona

Një gjykatë në Zambia ka dënuar dy burra me nga dy vjet burg secili pasi akuzohen se janë përpjekur për të vrarë presidentin Hakainde Hichilema, duke i bërë magji.

Ata u arrestuan dhjetorin e kaluar pasi kishin në zotërim sende për të bërë magji, përfshirë një kameleon të gjallë.

BBC raporton se çështja u ndoq me shumë interes në Zambia, pasi ishte hera e parë që dikush gjykohej për përpjekje për të përdorur magji kundër një presidenti dhe ata u dënuan sipas një ligji që duket sikur ka dalë direkt nga faqet e “Harry Potter”, Akti i Magjisë.

Prokuroria pretendoi se një ish-anëtar i parlamentit i kishte detyruar dy burrat të kryenin një magji ndaj presidentit. Avokatët e dy burrave, nga ana e tyre, i kërkuan gjykatës ndëshkim më të butë sepse ata kishin precedentë të pastër penalë dhe sugjeruan një gjobë.

Por gjykatësi gjatë shpalljes së dënimit tha se dy të akuzuarit nuk ishin vetëm armiq të kreut të shtetit, por edhe të të gjithë popullit të Zambias. “Ligji është këtu për të mbrojtur shoqërinë nga frika dhe dëmi i shkaktuar nga ata që pretendojnë se kanë fuqinë për të praktikuar magjinë”, tha ai.

Akti i Magjisë në Zambia u miratua në vitin 1914 , gjatë sundimit kolonial britanik. Magjia është gjithashtu e përfshirë në mosmarrëveshjen midis qeverisë dhe familjes së Presidentit të ndjerë Edgar Lungu për funeralin e tij. Lungu vdiq në Afrikën e Jugut në qershor dhe trupi i tij mbetet në një morg atje për shkak të pamundësisë për të arritur një marrëveshje për varrimin e tij.

Gjithashtu, ka mungesë të atyre që besojnë se këmbëngulja e qeverisë për ta varrosur atë në Zambia, kundër dëshirës së familjes së tij, mund të jetë për shkak të "arsyeve okulte".

Të këshilluara

Protestë masive në Ankara kundër Erdogan

Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në kryeqytetin turk, Ankara, kundër një çështjeje gjyqësore që mund të rrëzojë kreun e opozitës kryesore të hënën, pas nj...

19:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI