Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Dëshmitë që mund të përcaktojnë fatin e Thaçit

Lapsi.al 15 September 2025
Dëshmitë që mund të përcaktojnë fatin e

Ish-ndihmësi i sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, James Rubin, nisi këtë javë dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë të Holandës, në kuadër të mbrojtjes së ish-presidentit kosovar, Hashim Thaçi, dhe bashkëluftëtarëve të tij të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.

Rubin, i cili ka qenë pjesë e negociatave të Rambujesë në vitin 1999, deklaroi të hënën para trupit gjykues se Thaçi kishte funksion politik, të ngjashëm me rolin që zakonisht mban një ministër i Jashtëm në përfaqësimin diplomatik të një delegacioni, por nuk kishte autoritet ushtarak apo komandues brenda Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai rrëfeu se Thaçi fillimisht e refuzoi nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë, kryesisht për shkak të frikës se do të perceptohej nga populli, apo nga bashkëluftëtarët e tij, si njeriu që kishte pranuar të heqë dorë nga aspiratat për pavarësinë e Kosovës.

Rubin tutje mohoi se posedon ndonjë informacion apo provë që lidh krerët e UÇK-së me kryerjen e krimeve të luftës, duke theksuar se edhe pas përfundimit të angazhimit të tij diplomatik, ai vazhdoi t’u kërkonte informacione qeverisë amerikane për ndonjë dëshmi që do t’i lidhte ata me krime lufte, por nuk dëgjoi kurrë ndonjë akuzë të tillë.

Ai pohoi se forcat serbe kanë tentuar që t’i fshehin mizoritë e tyre në Kosovë, duke u përpjekur t’ia atribuojnë përgjegjësinë UÇK-së, në mënyrë që të mos lënë gjurmë që mund të përdoren pastaj nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

Rubin komentoi edhe pretendimet e homologut të tij amerikan, Christopher Hill, duke i cilësuar ato si të pavërteta. Madje, ai e konsideroi Hillin të anshëm dhe kundër UÇK-së, duke shtuar se kjo qasje ishte pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të dëmtuar integritetin e tij personal, por edhe për të njollosur figurën e sekretares Albright.

Dëshmitë e ish-zyrtarit të lartë amerikan do të vazhdojnë edhe të martën para Dhomave të Specializuara, në fazën vendimtare për ecurinë e procesit gjyqësor ndaj Thaçit dhe ish-anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm. Në kapacitetin e një prej figurave kryesore të diplomacisë amerikane gjatë luftës në Kosovë, dëshmitë e tij mund të jenë element përcaktues për të vërtetën dhe pastërtinë e luftës çlirimtare të UÇK-së.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI