Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Begaj dekreton qeverinë "Rama 4"

Lapsi.al 15 September 2025
Begaj dekreton qeverinë "Rama 4"

Katër ditë pas shpalljes së qeverisë së re në mandatin e katër të Edi Ramës në krye të mazhorancës, presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emrat e kryeministrit dhe ministrave të kabinetit ekzekutiv.

Presidenti dekretoi emërimin e 17 emrave të kabinetit, përfshirë kryeministrin Edi Rama.

Dekretet e Begajt, tashmë i kanë kaluar parlamentit të Shqipërisë, i cili do mblidhet ditën e nesërme.

Njoftimi:

Pas emërimit të Kryeministrit, me dekretin e ditës së premte, datë 12.09.2025, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot ministrat e Qeverisë së Re, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë.

Procedura për emërimin e Qeverisë së Re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë. Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës,

Presidenti Begaj dekretoi:

1. Emërimin e Këshillit të Ministrave;

2. Zonjën Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

3. Zonjën Albana Koçiu Ministër i Punëve të Brendshme;

4. Zonjën Elisa Spiropali Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

5. Zotin Petrit Malaj Ministër i Financave;

6. Zotin Blendi Gonxhja Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;

7. Zotin Sofjan Jaupaj Ministër i Mjedisit;

8. Zonjën Mirela Kumbaro Furxhi Ministër i Arsimit;

9. Zonjën Evis Sala Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

10. Zonjën Delina Ibrahimaj Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit;

11. Zotin Besfort Lamallari Ministër i Drejtësisë;

12. Zotin Pirro Vengu Ministër i Mbrojtjes;

13. Zotin Andis Salla Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

14. Zotin Ervin Demo Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor;

15. Zonjën Majlinda Dhuka Ministër Shteti dhe Kryenegociator;

16. Zonjën Adea Pirdeni Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin;

17. Zotin Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI