Flash

Allegri i tjetërsuar: përjashtohet, heq xhaketën e tërbohet për një penallti

Lapsi.al 15 September 2025
Allegri i tjetërsuar: përjashtohet, heq xhaketën e tërbohet
Massimiliano Allegri u përjashtua në minutat e fundit të Milan-Bologna: heq xhaketën dhe shpërthen nga inati për një penallti të dhënë dhe më pas të hequr kuqezinjve pas rishikimit në VAR. Nkunku rrëzohet dy herë në zonën e penalltisë: arbitri akordon penalltinë, por e anulon pasi pa kontaktin në video. Trajneri kuqezinj shpërthen nga inati dhe drejton gishtin kundër Gjykatësit të Katërt. Episodi ka bërë, dhe do të bëjë, shumë diskutim sepse e la ndeshjen pezull deri në fund, por rezultati nuk ndryshoi më dhe Milani mori 3 pikët, të parat në shtëpi për këtë sezon pas humbjes së rëndë me Cremonese.

Allegri i përjashtuar, heq xhaketën dhe shpërthen nga inati

Nkunku hyri në fushë me shumë vendosmëri dhe pak çaste pas prekjes së parë të tapetit të San Siros fitoi një penallti që më pas iu hoq nga VAR-i. Kontakti mes Lucumit dhe sulmuesit të ri të Milanit u duk menjëherë shumë i dukshëm, por arbitri u përqendrua tek ndërhyrja e dytë, ajo e Freulerit, që u konsiderua jo faulluese. Para se të zbriste në dhomat e zhveshjes Allegri bërtiti disa herë “bravo, bravo” në drejtim të gjyqtarit të katërt, me menaxherin e ekipit që përpiqej ta ndalte dhe Saelemaekers, lojtari më afër tij në atë moment, që i thoshte “qetësohu mister, qetësohu”. Për DAZN trajneri kuqezinj foli kështu për ato çaste: “Në atë moment pata diçka për t’i thënë, edhe pse asgjë të madhe, gjyqtarit të katërt. Për fat xhaketa shpëtoi“. Në konferencën për shtyp vetë Massimiliano Allegri u shpreh kështu për episodin: “Nëse Fabbri, që ishte në VAR, vendosi që penalltia nuk ekzistonte, atëherë është e drejtë që arbitri ta hiqte“. Trajneri livornez foli edhe për skuadrën: “Është një grup vërtet i jashtëzakonshëm, djemtë nuk ankohen dhe punojnë fort. Të gjithë kemi si objektiv të kthehemi të luajmë në Champions, edhe pse nuk është e lehtë. Duhet të jemi gjithmonë më të kujdesshëm dhe të përmirësojmë fazën mbrojtëse“.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI