Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Lokali në Tiranë vë tabelën: Rusët dhe izrealitët nuk janë të mirëseardhur

Lapsi.al 14 September 2025
Lokali në Tiranë vë tabelën: Rusët dhe izrealitët

Që prej datës 7 shtator 2025, sipërmarrësi i bar-kafenesë “Barcelona” në zonën e ish-bllokut në Tiranë ka vendosur një tabelë solidarizuese për Gazën dhe Ukrainën.

Enis Bylyku thotë për TRT Balkan se kjo vendimmarrje për ta ndaluar frekuentimin e shtetasve rusë dhe izraelitë në biznesin e tij erdhi për t’i sensibilizuar ata që të reagojnë në shtetet e veta respektive mbi Gazën dhe Ukrainën.

Bylyku mori motivim për këtë iniciativë që aspiron paqe pasi rutina e tij mëngjesore e leximit të lajmeve, veçanërisht vdekjes së fëmijëve dhe urisë, u bë e pasuportueshme dhe zotohet se ky mbishkrim në tabelën hyrëse të bar-kafenesë do të qëndrojë derisa ai ta ketë lokalin.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI