Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Lily Collins shokon fansat me pamjen e saj: "Merr ndihmë”

Lapsi.al 14 September 2025
Lily Collins shokon fansat me pamjen e saj: "Merr ndihmë”

Lily Collins ka nxitur reagime mes ndjekësve të saj pas shfaqjes në New York Fashion Week.

Gjatë eventit të Calvin Klein, aktorja e "Emily in Paris" dukej shumë e dobët, një pamje që ka shqetësuar shumë nga ndjekësit e saj.

 "Lily, lutem, merr ndihmë," ishte një nga mesazhet më të shpeshta, ndërsa disa të tjerë i kërkuan që të kthehej te një dietë më e plotë: "Lily... hajde, ha diçka!"

Pjesa tjetër e ndjekësve shprehën dyshime për shëndetin e saj: "Ka qenë gjithmonë kaq e dobët? Nuk e shoh shpesh në veshje të tilla, kështu që nuk e kisha vënë re," shkruajti një komentues. "Është e bukur, por shpresoj që të jetë mirë."

Lily Collins ka folur hapur për problemet që ka kaluar me çrregullimet e të ngrënit në vitin 2017.

Ajo ka përshkruar vuajtjet në librin e saj, "Unfiltered: No Shame, No Regrets, Just Me," ku ka zbuluar se si kjo sëmundje e ka dëmtuar shëndetin e saj fizik.

Ajo ka përjetuar humbje të flokëve, dhimbje në fyt  dhe ka pësuar ndërprerje të menstruacioneve për disa vite.

Lily gjithashtu ka shprehur frikën se mund të kishte dëmtuar mundësitë për të pasur fëmijë në të ardhmen.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI