Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

DETAJET/ Pësoi infarkt në Voskopojë, zbulohet gjendja e ambasadorit te Ukrainës

Lapsi.al 14 September 2025
DETAJET/ Pësoi infarkt në Voskopojë, zbulohet gjendja e

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, ka pësuar një infarkt gjatë një vizite private në fshatin turistik të Voskopojës dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ndërsa diplomati ukrainas ndodhej në Voskopojë së bashku me bashkëshorten e tij, në një qëndrim jozyrtar. Sipas burimeve, ambasadori nuk kishte ndonjë takim pune të parashikuar në qark, por ishte në një vizitë turistike.

Pas dhimbjeve të forta dhe shenjave të para të një goditjeje në zemër, 67-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja e tij aktualisht është stabile, por për një trajtim më të specializuar, ai do të transportohet drejt Tiranës. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI