Flash

Autori i vrasjes së Charlie Kirk jetonte me një transgjinor

Lapsi.al 14 September 2025
Autori i vrasjes së Charlie Kirk jetonte me një transgjinor

Tyler Robinson, 22-vjeçari që akuzohet për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, thuhet se jetonte me një person transgjinor. Sipas mediave amerikane, i riu ndante një apartament me tre dhoma gjumi në Utah me një person transgjinor i cili ishte "në procesin e kalimit nga mashkull në femër".

Personi thuhet se po "bashkëpunon plotësisht" me FBI-në dhe i ka dorëzuar asaj mesazhet në lidhje me armën e vrasjes, të cilat u dërguan nëpërmjet Discord. Në një mesazh, Robinson tregonte vendin ku e kishte fshehur armën, në një zonë të pyllëzuar.

Një burim i tha Fox News: “Autori jetonte me një burrë transgjinor i cili kishte kaluar në një grua. Nuk dihet se cila ishte natyra e marrëdhënies së tyre. Ata ishin miq që luanin videolojëra së bashku. Personi transgjinor po bashkëpunon plotësisht me policinë dhe nuk konsiderohet i dyshuar.”

Një ditë më parë “Daily Mail” zbuloi se Robinson ndante një apartament me tre dhoma me 22-vjeçarin Lance Twigs. Mbetet e paqartë nëse Twigs është i njëjti person që citon Fox News pasi emri i tij nuk është përfshirë në deklaratë. Gjyshi i tij nuk pranoi të komentonte mbi thashethemet se kishte motive e vrasjes ishin çështjet transgjinore.

“Nuk dua të komentoj për këtë. Nuk jam i sigurt saktësisht se cili është statusi i tij në këtë kohë”, tha ai. Ai nuk e kishte takuar kurrë Robinson. Miqtë i thanë Daily Mail se Robinson dhe Twigs ishin pjesë e një grupi me miq të lojërave, kryesisht ish-studentë të Shkollës së Mesme Pine View, në Discord.

Sipas burimeve të FBI-së të cituara nga Fox News, Robinson dhe Twigs, përveçse jetonin së bashku, kishin edhe një "marrëdhënie romantike". Një anëtar i familjes së Twigs tha se ky i fundit ishte "delja e zezë" e familjes, por nuk pranoi të spekulonte nëse kishte një marrëdhënie romantike. I njëjti person tha se nuk i dinte bindjet politike të Twigs, as nëse ai ishte në procesin e tranzicionit të gjinisë.

Të shtunën, New York Post raportoi se askush nuk ndodhej në apartamentin e autorit të vrasjes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI