Flash

Trump u kërkon shteteve të NATO-s të mos blejnë naftë ruse

Lapsi.al 13 September 2025
Trump u kërkon shteteve të NATO-s të mos blejnë naftë

Presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje të gjitha shteteve të NATO-s që të ndalin blerjen e naftës ruse, duke thënë se një veprim i tillë do të ndihmonte në dhënien fund të konfliktit vdekjeprurës në Ukrainë.

Duke folur përmes platformës së tij Truth Social më 13 shtator, Trump kritikoi disa shtete të NATO-s për vazhdimin e blerjes së naftës ruse, duke e përshkruar një gjë të tillë si “tronditëse” dhe duke paralajmëruar se “dobëson tej mase pozicionin tonë negociues dhe mundësinë për të pasur fuqi mbi Rusinë”.

Kjo deklaratë vjen vetëm një ditë pasi NATO-ja nisi një operacion të ri ushtarak, të quajtur Roja Lindore, që tha se është e dizajnuar për të forcuar mbrojtjen e krahut lindor të aleancës në përgjigje të inkursionit rus me dronë në hapësirën ajrore polake më herët gjatë kësaj jave.

Trump propozoi që shtetet e NATO-s të vendosin tarifa dytësore nga 50-100 për qind ndaj Kinës për blerjen e benzinës ruse, duke sugjeruar se tarifa të tilla do të hiqeshin kur lufta të përfundonte.

Presidenti amerikan po ashtu shtoi se është i gatshëm të vendosë sanksione “të mëdha” ndaj naftës ruse nëse shtetet e NATO-s e bëjnë të njëjtën gjë.

Turqia është blerësja e tretë më e madhe në botë e naftës ruse, ndërkaq Hungaria dhe Sllovakia vazhdojnë të blejnë naftë ruse, kryesisht përmes naftësjellësit Druzhba, në bazë të një përjashtimi të bërë nga Bashkimi Evropian.

Ndryshe, operacioni i ri i NATO-s, Roja Lindore përfshin dislokimin e pajisjeve ushtarake nga disa aleatë të NATO-s për të penguar agresionin e mëtejmë rusë dhe për të rritur mbrojtjen kolektive përgjatë kufirit lindor.

“Çelësi për këtë është një dizajn krejtësisht i ri mbrojtjeje”, tha gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, komandanti suprem i NATO-s për Evropën, në një konferencë të përbashkët për shtyp me shefin e NATO-s, Mark Rutte, në Bruksel më 12 shtator.

Grynkewich tha se pajisjet e reja do të përfshijnë avionët luftarakë francezë Rafale, F-16 danezë, një fregatë dhe sisteme tokësore të mbrojtjes që më parë ishin zotuar se do të dërgoheshin në rajon.

Ai u tha gazetarëve se aleanca ushtarake do të mbrojë çdo centimetër të territorit të saj.

Të këshilluara

DW: Si e mbron NATO veten nga sulmet ruse?

6 vende të NATO-s kufizohen me Rusinë. Ato raportojnë shqetësime pothuajse çdo ditë: sinjale GPS që dështojnë, avionë që fluturojnë në territorin e NATO-s, dron...

20:58

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI