Flash

Tritol pranë hotelit të Vangjush Dakos, forcat xheniere bën shpërthim të kontrolluar

Lapsi.al 13 September 2025
Tritol pranë hotelit të Vangjush Dakos, forcat xheniere bën

Një sasi e konsiderueshme lënde të rrezikshme është zbuluar pasditen e së shtunës afër një hoteli në qytetin bregdetar të Durrësit, objekt në pronësi të ish-kreut të bashkisë, Vangjush Dako. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1, në afërsi të gjimnazit “Gjergj Kastrioti”.

Pajisja, që dyshohet të ketë përmbajtje eksplozive të llojit tritol, ishte e montuar bashkë me një telefon celular – një shenjë që lë të kuptohet se mund të ishte e përgatitur për t’u aktivizuar në distancë. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e rendit dhe njësitë xheniere kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Zona është izoluar për arsye sigurie dhe më pas është realizuar një shpërthim i komanduar, për të neutralizuar rrezikun.

Deri tani nuk ka persona të dyshuar për vendosjen e mjetit shpërthyes, ndërsa autoritetet kanë nisur këqyrjen e pamjeve nga kamerat e sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin e autorit apo autorëve të mundshëm.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI