Flash

Ndreca humb penallti, Ruçi dënon ish-skuadrën: Egnatia merr në Ballsh fitoren e parë

Lapsi.al 13 September 2025
Ndreca humb penallti, Ruçi dënon ish-skuadrën: Egnatia merr

Egnatia arriti sot të marrë fitoren e parë në këtë edicion të Kategorisë Superiore, duke triumfuar në transfertë ndaj Bylis me rezultatin minimal 1-0. Përballja e zhvilluar në “Adush Muça” u karakterizua nga luftë e fortë fizike, ritëm i lartë dhe emocione deri në fund, duke konfirmuar rivalitetin mes dy skuadrave.

Që në minutat e para u duk qartë dëshira e rrogozhinasve për të marrë një rezultat pozitiv. Mundësia më e mirë iu dha në pjesën e parë, kur arbitri akordoi një 11-metërsh në favor të Egnatias. Megjithatë, Ndreca nuk arriti ta shfrytëzonte, pasi goditja e tij u neutralizua nga portieri vendas, duke i lënë shifrat të pandryshuara. Ky moment u kthye në pikë kthese, pasi Bylisi mori zemër dhe u përpoq të reagojë, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara.

[video width="644" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/09/68c583017a2b5.mp4"][/video]

Lexo më tej:Tirana nuk fiton as me Bordin, dridhet pankina e Garcia te Flamurtari

Në fraksionin e dytë të lojës, skuadra mike u shfaq më e qartë në ide dhe më e rrezikshme në sulm. Në minutën vendimtare, Ruçi u gjend në pozicionin e duhur dhe me një goditje precize e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë Egnatias avantazhin e shumëpritur. Pavarësisht përpjekjeve të Bylisit për të barazuar, mbrojtja e rrogozhinasve rezistoi deri në fund dhe rezultati mbeti 0-1.

Falë këtij suksesi, Egnatia siguron tre pikët e para të sezonit, duke marrë një frymëmarrje të rëndësishme pas fillimit të vështirë. Ndërkohë, Bylisi mbetet me duar bosh, edhe pse tregoi se ka potencial për të vënë në vështirësi kundërshtarët.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI