Flash

Lubonja për qeverinë e re: Vazhdimësi e frymës autokratike të Edi Ramës

Lapsi.al 13 September 2025
Lubonja për qeverinë e re: Vazhdimësi e frymës autokratike

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në News24, komentoi formimin e qeverisë së re.

Sipas tij, kabineti është një vazhdimësi e frymës autokratike të Edi Ramës, ku ministrat luajnë rolin e kukullave. Lubonja theksoi se vendimet merren në prapaskenë, ndërsa pushteti kontrollohet nga një lidhje e ngushtë mes qeverisë, oligarkëve dhe krimit të organizuar.

Ai shtoi se edhe mbështetja ndërkombëtare i jep Ramës legjitimitet në këtë sistem të mbyllur pushteti.

"Ishte një qeveri e vazhdimësisë, e të njëjtës frymë. Me vazhdimësi kuptojmë rritjen e frymës autokratike të Edi Ramës, ku ministrat gjithmonë e më shumë kanë rolin e kukullave në skenë, ndërkohë që fijet e vendimeve merren në prapaskenë. Edhe oligarkët që dikur ishin me Berishën, sot janë me Ramën.

Mediat e oligarkisë janë në kontroll të Edi Ramës. Krimi i organizuar mban sot ekonominë shqiptare. Pjesa e katërt që i jep legjitimitet Ramës është mbështetja ndërkombëtare. Ministrat janë kukullat që vendosen për të mbuluar këtë që ndodh në prapaskenë", tha Lubonja.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI