Flash

Juventus, tani e ka radhën drejtori i ri sportiv! Comolli do “njeriun e mrekullive”

Lapsi.al 13 September 2025
Juventus, tani e ka radhën drejtori i ri sportiv! Comolli do “njeriun

Juventus është gati të ndërmarrë një kapitull të ri në organizimin e saj drejtues me emërimin e ardhshëm të një drejtori sportiv. Me tregun e transferimeve të mbyllur, hyrja e drejtorit të ri sportiv do të shënojë fillimin e një epoke nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm Damien Comolli, i cili tashmë ka treguar se ia njeh mirë zanatin këtë verë të nxehtë merkatoje. Juventus përgatitet për një epokë të re drejtuesish me emërimin e një drejtori të ri sportiv. Damien Comolli po shfleton listën e kandidatëve me Marco Ottolini në pole position.

Një krah i djathtë për drejtuesit francez

Damien Comolli pritet të mbetet arkitekti kryesor i Juventusit edhe me ardhjen e drejtorit të ri sportiv. Siç e ka deklaruar vetë Comolli, drejtori i ri sportiv do të bëhet krahu i tij i djathtë, duke punuar brenda një sistemi që ka në Comolli qendrën e tij.

Ottolini, njeriu i mrekullive

Vera juventine është mbyllur me një bilanc pozitiv nën menaxhimin e Damien Comolli, dhe tani shikohet përpara me kërkimin e drejtorit të ri sportiv. Një emër që vazhdon të qarkullojë është ai i “njeriut të mrekullive” Marco Ottolini, drejtues aktual i Genoa. Ottolini ka një të kaluar të rëndësishme në botën e Juves, pasi ka punuar si skaut nën drejtimin e Federico Cherubini dhe ka treguar aftësi të mëdha duke rikthyer Grifonët në Serie A falë zbulimit të talenteve si Dragusin, Gudmundsson, Martinez, De Winter etj.

Lexo më tej: Juventus, sa shumë të padëshiruar: Comolli duhet të shesë një lojtar në ditë

Kandidatura e Ottolini nuk është vetëm një çështje talenti, por edhe njohjeje me ambientin juventin dhe tregun italian. Kjo ka një vlerë të shtuar krahasuar me figura që mund të vijnë nga jashtë dhe të ofrojnë një vizion më ndërkombëtar, por pa të njëjtën njohje të drejtpërdrejtë të futbollit e përtej Adriatikut.

Alternativat

ivatJo vetëm Ottolini, francezit Comolli i pëlqen edhe Rui Braz i Benfica dhe Diego Lopez i Lens, por kujdes me emrin surprizë. Ndjesia është që Juventus nuk e ka zyrtarizuar ende drejtorin e tij sportiv, sepse po pret që ai të shkëputet nga klubi aktual.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI