Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Gruaja e Barella tërbohet pas lajmit fals: “Nuk keni ndonjë ka*llik për të bërë?”

Lapsi.al 13 September 2025
Gruaja e Barella tërbohet pas lajmit fals: “Nuk keni ndonjë

Ndërsa Nicolò Barella është i përqendruar te supersfida e parë e sezonit, pra Juventus-Inter, bashkëshortja e tij është lëshuar në një shpërthim shumë të ashpër në rrjetet sociale. Fjalë që nuk kanë të bëjnë fare me futbollin, por me një lajm të rremë që, mesa duket, është shfaqur në orët e fundit. Zonja Barella është hedhur kundër atyre që kanë përhapur një gjoja thashethem mbi një shtatzëni të re të saj.

Bashkëshortja e Nicolò Barella shpërthen në rrjetet sociale

Federica Schievenin ka ripublikuar së pari postimin në fjalë, ku shfaqen disa foto të çiftit së bashku me një eko që konfirmonte gjoja lajmin e gëzuar. E gjitha e shoqëruar me fjalë si “i emocionuan tifozët e Interit me një njoftim surprizë”. Një përmbajtje që, duke gjykuar nga screenshoti, ka arritur mijëra njerëz, duke marrë jo pak reagime.

Lexo më tej: Cassano kontrovers, zhvlerëson mesfushorin Barella: “Nuk ka cilësi e as personalitet”

Sulmi ndaj autorëve të një lajmi të rremë mbi fëmijën e pestë në ardhje

Bashkëshortja e futbollistit të Interit dhe të Kombëtares ka shkruar nga ana e saj: “Marrëzia e radhës për ne… Tani çdo ditë del ndonjë (me emoticon cirku dhe palaços), por nuk keni ndonjë ka*llik për të bërë në jetë????? NUK JAM SHTATZËNË!!!”. Pra, asnjë fëmijë i pestë në ardhje për çiftin e përbërë nga Nicolò Barella dhe Federica Schievenin.

Kush është Federica Schievenin, bashkëshortja e Barella

Dyshja tashmë ka 4 fëmijë: Rebecca (2017), Lavinia (2019) dhe Matilde (2021), me të fundit të ardhur Romeo, djali i parë i lindur në vitin 2024. Një çift shumë i konsoliduar, ai i formuar nga lojtari dhe modelja e diplomuar në Shkencat motorike. Federica ka një profil Instagram me rreth 130 mijë ndjekës dhe shpesh ndan foto të familjes në shoqërinë e Nicolò Barella-s dhe fëmijëve. Nuk është hera e parë që të dy duhet të përballen me lajme të rreme që lidhen me familjen e tyre, por këtë herë durimi i Schievenin ka arritur në kufi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI