Flash

Arsenal bën tris, Gyökeres zhbllokohet: Postecoglou rrëzohet në debutimin me Forest

Lapsi.al 13 September 2025
Arsenal bën tris, Gyökeres zhbllokohet: Postecoglou rrëzohet

Java e 4-t e Premier League hapet me suksesin 3-0 të Arsenal ndaj Nottingham Forest ku debutoi Ange Postecoglou. Pasi trashëgoi stolin nga Nuno Espirito Santo (i shkarkuar gjatë javës), ish-tekniku i Tottenham (me të cilin fitoi Europa League) përjeton një debutim të hidhur, i mposhtur nga dygolëshi i parë në karrierë i Zubimendi dhe nga goli i Gyökeres. Fitorja në Emirates e çon kështu Arsenal në kuotën e 9 pikëve, me kapjen e përkohshme të Liverpool.

ARSENAL-NOTTINGHAM FOREST 3-0

Pas pushimit të parë për Kombëtaret, Premier League rifillon nga java e 4-t, e hapur me ndeshjen mes Arsenal dhe Nottingham Forest. Ange Postecoglou debuton si trajneri i ri i Garibaldi Reds, me sfidën në Emirates që zhbllokohet nga një goditje e bukur me të djathtën fluturimthi e Zubimendi në minutën e 32’. Përveç avantazhit, pjesa e parë sjell edhe lajme të këqija për Gunners, pasi Ødegaard detyrohet të lërë fushën që në minutën e 17’ për shkak dëmtimi. Londinezët nisin fort pjesën e dytë dhe dyfishojnë menjëherë në minutën e parë të saj: kësaj radhe Eze ndërton në krahun e majtë dhe ofron një asist perfekt në qendër të zonës, me Gyökeres që duhet vetëm ta shtyjë topin në rrjetë për 2-0.

Lexo më tej: Arsenal e studioi rregullin e ri të 8 sekondave e do ta manipulojë: arbitri e kuptoi

Ish-fantazisti i Crystal Palace lë më pas vendin për Trossard në minutën e 79’, me belgun që i duhen vetëm pak sekonda për të lënë gjurmë. Është i tij, në fakt, krosimi i mrekullueshëm në thellësi, që me kokë Zubimendi e shndërron në 3-0 përfundimtar. Ish-lojtari i Real Sociedad gjen kështu dygolëshin e parë në karrierë (në 240 ndeshje të luajtura në nivel klubesh). Me këtë fitore, Arsenal ngjitet në kuotën e 9 pikëve dhe kap – të paktën për momentin – Liverpool. Në 4 pikë mbetet ndërkohë Nottingham Forest, me Postecoglou të detyruar të pranojë një debutim të hidhur.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI